Ibrahimi: Qëndrimet e Stoilkoviqit ndaj Kosovës nuk mund ta mohojnë faktin se mbledhja e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut ishte në Prishtinë

Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” është pyetur edhe rreth qëndrimeve të Stoilkoviqit ndaj Republikës së Kosovës.

Ibrahimi ka folur për raportet e mira të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë.

“Ajo çfarë ne e bëjmë është që ta orientojmë shtetin në marrëdhënie të mira me shqiptarët. D.m.th. me Kosovën edhe me Shqipërinë. Ju e dini që mbledhja e parë ndërqeveritare e shtetit tonë është mbajtur me shtetin e Kosovës. Dhe nëqoftëse ka argumente se Maqedonia e Veriut ka ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me një shtet tjetër ajo është Republika e Kosovës. Dhe asnjë eksponent tjetër i kësaj qeverie që nga kryeministri e deri te ndonjë ministër tjetër, pos Stoilkoviqit nuk ka shfaqur asnjë hezitim dhe asnjë skepticizëm në këto raporte. Ne, po i zhvillojmë ato raporte shumë mirë. Po zhvillohet pjesa e infrastrukturës! Çështja e pikave kufitare. Hapja e tuneleve. Dhe ne nuk mund ta shuajmë cdo zë tjetër i cili është i këtillë. Fundja jetojmë në një botë pluraliste. Dhe çdokush e shpreh edhe mendimin e tij. Ne e kemi shpjeguar qartë se cili është qëndrimi jonë edhe ndaj Stoilkoviqit edhe ndaj Vucicit edhe ndaj gjithë miqve të BDI-së”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button