Ibrahimi nga Kërçova: Të bashkuar rreth një opsioni të vetëm dhe të pastër shqip – VLEN

Lideri i lternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, kanë zhvilluar takim me degën e Alternativës në Kërçovë.

“Kërçova është simbol i rezistencës, ku, pavarësisht politikave të ish-pushtetit që detyruan të rinjtë të migrojnë, ende ka dije, përkushtim dhe vullnet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka njoftuar Ibrahimi në Facebook.

“Biseduam edhe për sfidat që na presin, për projektet konkrete që duam t’i realizojmë, si dhe për zgjedhjet lokale që po vijnë – zgjedhje në të cilat nuk diskutohet fitorja e shqiptarëve të pastër, pa hipoteka, të bashkuar rreth një opsioni të vetëm dhe të pastër shqip – VLEN.

Pikërisht kjo frymë na motivon të vazhdojmë me më shumë energji dhe vendosmëri në rrugën tonë për ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button