Ibrahimi: Në Manastirin e rilindësve, takim me strukturat e Alternativës
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i cili po qëndron në Manastir me rastin e ditës së Afabetit shqip (22 Nëntor), ka takuar banorët e Manastirit dhe aktivin partiak.
“Në Manastirin e rilindësve tanë, aty ku lindi alfabeti i artë i kombit shqiptar, në këtë ditë të shënuar, zhvilluam një takim domethënës me strukturat dhe aktivin tonë partiak”, ka shkruar Ibrahimi.
Nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, Ibrahimi shton se kanë diskutuar për situatën politike aktuale, përkushtimin e tyre të pandërprerë, transparencën dhe llogaridhënien si vlera që i udhëheqin në çdo hap.
“Le ta kujtojmë gjithmonë këtë ditë të lavdishme si frymëzim për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet e përgjegjësi!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.