36 vjeçari i burgosur në “Shutkë” ndërroi jetë
Në hapësirat e burgut të Shutkës në Shkup, ka ndërruar jetë një 36 vjeçar nga Shkupi, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion pas urdhrit nga prokurori publik.
“Në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues – Korrektuese “Burgu i Shkupit”, u raportuar se në repartin e paraburgimit, në hapësirat ku ishte I vendosur, ka ndërruar jetë 36 vjeçari V.V. nga Shkupi”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Raportohet që mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e 36 vjeçarit, pa riregjistruar shenja dhune.