HRW-ja akuzon Izraelin për “krim lufte” në Gaza
Human Rights Watch tha në një raport, urdhrat e përsëritur të evakuimit të Izraelit në Gaza përbëjnë “krim lufte të transferimit të dhunshëm” dhe “spastrim etnik” në pjesë të territorit palestinez.
“Human Rights Watch ka grumbulluar prova se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit të dhunshëm”, thuhet në raportin e HRW, duke shtuar se “veprimet e Izraelit duket se plotësojnë gjithashtu përkufizimin e spastrimit etnik” në zonat ku palestinezët nuk do të të jetë në gjendje të kthehet.