Houthët “shënjestrojnë” objektet e naftës të Arabisë Saudite

Houthët e Jemenit kanë deklaruar se kanë shënjestruar objektet e naftës të Arabisë Saudite në bregun e Detit të Kuq, ndërsa grupi ka kërcënuar se do ta përshkallëzojë reagimin në rast të sulmeve nga ana e Riadit.
Në një deklaratë video, zëdhënësi ushtarak i Houthëve, Jahja Sari, tha se grupi ka goditur me dronë dhe raketa objektet e gjigantit saudit të naftës Aramco në Xhizan dhe Janbu.
Ai paralajmëroi gjithashtu se grupi do të “zgjerojë veprimet dhe do të përshkallëzojë operacionet gjatë orëve dhe ditëve në vijim”.
Deklarata vjen pasi tensionet mes Houthëve dhe Arabisë Saudite janë rritur, ndërsa grupi jemenas ka kërcënuar me sulme të reja nëse vazhdojnë përplasjet dhe masat e bllokadës ndaj Jemenit.



