Hetim kryeprokurorit të emëruar nga Trump, i dyshuar për krime seksuale e korrupsion

Senatorët demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë dalë të enjten me një deklaratë, ku i kërkojnë komisionit të brendshëm për etikën që të publikojë raportin dhe të gjitha dokumentet mbi Matt Gaetz, i zgjedhuri i Donald Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm.

Trump e njoftoi emërimin e tij të mërkurën dhe disa orë më vonë, kongresmeni nga Florida dha dorëheqjen me efekt imediat nga posti i tij në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë postin e ri.

Por në të kaluarën Gaetz ka qenë objekt i një hetimi për ngacmime seksuale, korrupsion dhe përdorim të drogës, akuza të cilat ai i mohon.

Të enjten, kryetari i komisionit për çështjet ligjore të Senatit, Dick Durbin ia ka dorëzuar kërkesën për të dhënat mbi kryeprokurorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara komisionit të etikës dhe të premten pritet të votohet nëse këto të dhëna do të bëhen publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button