Herët në mëngjes arrestohet ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, i cili dyshohet për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është arrestuar dhe dorëzuar mëngjesin e sotëm te organet e ndjekjes, pasi më parë ishte në arrati.

Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, është paraqitur vullnetarisht dhe në këmbë te organet kompetente.

Për Bajramin ishte shpallur masa “arresto”, me kërkesë të SMPSh-së – Departamentit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Masa është konfirmuar, pas së cilës Bajrami është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme para organeve kompetente.

Me këtë, pas Artan Grubit, edhe një person tjetër i kërkuar është vënë në dispozicion të organeve të ndjekjes.

Në këtë rast janë të akuzuar edhe ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjashtë persona të tjerë. Grubi, i cili gjithashtu për më shumë se një vit ishte i pakapshëm për organet e ndjekjes, u dorëzua në Bllacë në shkurt të këtij viti, pas së cilës iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Gjykimi për këtë rast vazhdon të premten.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button