Haaland: Dita më e çmendur në historinë e Norvegjisë

Erling Haaland është shfaqur i emocionuar pas fitores historike të Norvegjisë ndaj Brazilit në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi i Erling Haaland ishte protagonist absolut i ndeshjes me dy gola të shënuar, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një triumfi të madh ndaj Brazilit.
“Kjo është, besoj, dita dhe nata më e çmendur në historinë e Norvegjisë”, tha ai pas ndeshjes.
“Shpresoj që kjo fitore t’i bëjë njerëzit krenarë dhe të frymëzojë çdo fëmijë që ëndërron të luajë për Norvegjinë. Të përfaqësosh vendin tënd është diçka e jashtëzakonshme”.
“Kam arritur kulmin tim disa herë në këtë turne, por gjithmonë ka një tjetër. Nëse më jepet një ose dy raste, zakonisht shënoj. Nuk e di si e bëj, por gjithçka vjen nga përqendrimi dhe besimi se momenti yt do të vijë”, theksoi Haaland.
Sulmuesi norvegjez regjistroi dy gola ndaj Brazilit dhe tashmë ka arritur në 62 gola në vetëm 54 ndeshje me kombëtaren.



