Griezmann thotë “Mjaft”, sulmuesi francez deklaron tërheqjen nga “Gjelat”

Rrufe në qiell të hapur. Antoine Griezmann ka deklaruar se do të tërhiqet nga kombëtarja franceze. Ka qenë vetë sulmuesi i Atletico Madrid, që nëpërmjet një video të postuar në instagram, ka pohuar se rrugëtimi i tij tek kombëtarja e “gjelave” ka përfunduar.
Lamtumira e Griezmann nga kombëtarja ka ngjallur shumë dyshime, aq më tepër që në Francë ai shihej akoma si një prej lojtarëve kyç të formacionit të Didier Deschamps. Me kombëtaren e “Gjelave”, Antuan Grizman ka kontriubuar përgjatë 10 viteve, në të cilat numëron 137 prezenca dhe 44 gola të shënuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button