Georgiev: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i parë, por jo i vetmi për vendin

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kushti i parë, por jo i vetmi për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe se ky nuk është bilateralizëm, por zbatim i konsensusit evropian.

“Është shumë e rëndësishme të dihet se ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve si popull shtetformues nuk është kushti i vetëm. Përkatësisht, nuk është mirë të anashkalohet në gjithë atë bisedë, me qëllimin eventual – që shpresoj të mos jetë kështu, nëse bëhet përfshirja dhe plotësohet kushti për ndryshime kushtetuese sipas konsensusit evropian, dikush të thotë: “ju thamë se bullgarët nuk kanë kusht vetëm një gjë”, tha Georgiev në emisionin “Bruksel 1”.

Ai vlerësoi se përveç ndryshimeve kushtetuese, konsensus evropian ka edhe zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në Bullgari dhe protokollet që dalin prej saj, si dhe plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Të gjitha këto duhet të jenë fakt, përndryshe nuk do të ketë përmbushje të konsensusit evropian, nuk do të ketë përmbushje të konkluzioneve të Këshillit, ndërsa përderisa kjo nuk është fakt, nuk do të mund të vazhdohet me hapjen e Klasterit të parë, ku janë të drejtat e njeriut”, tha Georgiev.

Shefi i diplomacisë bullgare vlerësoi se ndryshimet kushtetuese vetëm se do t’i hapin rrugë integrimit evropian, kurse këtu duhet të plotësohen kushtet e tjera të vendosura nga BE-ja, duke shtuar se kjo nuk është çështje bilaterale apo çështje e hapur ndërshtetërore.

Georgiev theksoi gjithashtu se nuk e kupton pse politikanët e Maqedonisë heshtin para qytetarëve të tyre dhe i paraqesin ndryshimet kushtetuese si kërkesë të vetme dhe jo të parë në proces.

“Prandaj u them vazhdimisht kolegëve të mi me qëllim të mirë, vërtet nuk dua të lë të mendohet se kjo po bëhet me tendencë dhe me ndonjë qëllim të fshehtë. Përkundrazi, janë të shkruara shumë qartë kushtet bardh e zi nëpër të cilat lëviz procesi”, deklaroi Georgiev.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button