Gashi zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin saudit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Arabisë Saudite, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
“Pata nderin të zhvilloj një takim lamtumirës me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Gazi Ismail Hifzina, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador jorezident në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vlerësova kontributin e tij në avancimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke e cilësuar këtë si një bazë të rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Rikonfirmova përkushtimin tonë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, si dhe vlerësimin për rolin konstruktiv të Arabisë Saudite në promovimin e stabilitetit, paqes dhe dialogut në nivel rajonal dhe global.
Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në afrimin e dy vendeve, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë një mik i mirëpritur në vendin tonë”, deklaroi Gashi.



