Gashi uron Johnsonin për rizgjedhjen si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka uruar homologun e tij amerikan Mike Johnson për rizgjedhjen si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Gashi është shprehu i bindur se bashkëpunimi RMV-SHBA do të zgjerohet në avancimin e vlerave demokratike.

Urimi i Gashit:

Urime të sinqerta për rizgjedhjen e Mike Johnson si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA!

Udhëheqja e tij e dëshmuar është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë amerikane, por edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Jam i bindur që bashkëpunimi ynë do zgjerohet në avancimin e vlerave demokratike, prandaj i dëshiroj suksese në këtë mandat, duke shpresuar se do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve tona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button