Gashi takon nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, riafirmohet bashkëpunimi ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 152-të të Inter-Parliamentary Union që po mbahet në Turqi, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Korniienko.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Riafirmuam bashkëpunimin e ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona,” theksoi Gashi.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe përpjekjeve ndërkombëtare për paqe.

“Shpreha mbështetjen e fortë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas përballë agresionit rus,” deklaroi kryeparlamentari.

Sipas tij, në takim u diskutua edhe për sfidat aktuale dhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm në kuadër të integrimit evropian, si dhe për angazhimin për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e paqes në Ukrainë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button