Gashi nga konferenca rajonale: Duhet të investojmë në kapitalin njerëzor dhe të rinjtë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në Konferencën Rajonale Ministrore për përballimin e ndryshimeve demografike dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë, të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNFPA-në.

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi se “sfidat demografike me të cilat po përballemi kërkojnë politika serioze dhe afatgjata”, duke nënvizuar nevojën për një qasje të qëndrueshme ndaj çështjeve që lidhen me popullsinë dhe zhvillimin shoqëror.

Ai potencoi edhe rolin e Kuvendit në krijimin e politikave të qëndrueshme dhe në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë shoqëror për çështje strategjike si demografia. Sipas tij, institucionet duhet të punojnë për politika që krijojnë stabilitet dhe perspektivë për qytetarët.

“Kjo qasje duhet të orientohet drejt shfrytëzimit të potencialit të plotë të popullsisë, investimit në kapitalin njerëzor, si dhe drejt krijimit të kushteve ku qytetarët zgjedhin ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button