Gashi: Nëse krahasohemi me mandatin e kaluar katër vjeçar, ne brenda dy vitesh i kemi tejkaluar!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin “Na prva” në MTV 1!

Gashi ka folur për punën e Parlamentit. Ai ka nënvizuar se nëse krahasohet kjo punë me mandatin e kaluar katër vjeçar, thuajse në secilin parametër i kanë tejkaluar.

“ E para është perceptimi i qytetarëve ndaj Parlamentit me të cilin pajtohem se përafërsisht është ashtu dhe që po përmirësohet. Këtë po e tregojnë anketat që po i realizojnë institute relevante. Dhe nga ana tjetër është puna reale që po bëhet në Parlament. Unë para një muaji, përgatita llogaridhënie para deputetëve dhe para qytetarëve për tërë punët që janë bërë brenda këtyre dy vitesh. Mund të ju them se thuajse në secilin parametër, nëse krahasohemi me mandatin e kaluar katër vjeçar ne për dy vite i kemi tejkaluar ”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button