Gashi në Riga në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që do të mbahet në Riga, Republika e Letonisë.

Siç njoftoi pres-shërbimi i Kujvendit, Gashi njëherazi është edhe kryetar i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbështetjen e Platformës së Krimesë të Kuvendit, ndërsa pjesë e Delegacionit është edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Samiti është bashkorganizuar nga Ruslan Stefançuk, kryetar i Kuvendit të Ukrainës dhe Daiga Mierina, kryetare e Parlamentit të Republikës së Letonisë.

Në Samit do të marrin pjesë më shumë se 20 kryetarë parlamentesh, 10 nënkryetarë parlamentesh dhe kryetarë të asambleve parlamentare. Sesioni plenar do të fokusohet në mënyrat për të ndihmuar, mbështetur dhe rindërtuar Ukrainën. Kryetari Gashi pritet të ketë takime bilaterale në margjinat e Samitit.

Samiti inaugurues i Platformës së Krimesë u mbajt në Kiev më 23 gusht 2021 në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive. Samiti i Parë i Dimensionit Parlamentar të Platformës së Krimesë u mbajt në vitin 2022 në Zagreb, Republika e Kroacisë, ndërsa Samiti i Dytë në vitin 2023 në Pragë, Republika Çeke

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button