Gashi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se vendi mbetet i përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), duke e cilësuar atë si nxitësin kryesor të reformave, sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve.

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut po merr pjesë në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar, e cila po mbahet nga 15 deri më 19 prill 2026 në Istanbul.

Delegacioni udhëhiqet nga Kryetari i Kuvendit dhe shef i Delegacionit në Unionin Ndërparlamentar, Afrim Gashi, dhe përfshin deputetët Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Boban Karapejovski, Arbana Pasholli dhe Jovana Mojsoska, si dhe Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska.

Tema kryesore për diskutim në Asamble është “Kultivimi i shpresës, konsolidimi i paqes dhe sigurimi i drejtësisë për brezat e ardhshëm”.

Gashi mori pjesë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar, ku theksoi se bota po përballet me sfida serioze, duke përfshirë presione mbi demokracinë, një numër të madh konfliktesh dhe thellim të pabarazive socio-ekonomike. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button