Gashi-Erdogan: Diskutuam për shumë çështje shtetërore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në takimin me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Falë nikoqirit të vizitës sime në Turqi, kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, z. Numan Kurtulmush, kisha kënaqësi ta takoj edhe Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë këtij takimi, u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, të kultivuara ndër vite me popullin dhe shtetin e Turqisë. Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona politike, ekonomike dhe kulturore.
Kjo vizitë konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik mes vendeve tona, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button