Gashi: Dëmtimi i kanalit të Iber-Lepenc, akt i dhunshëm terrorist
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin Ibër-Lepenc në veri të Kosovës.
“Dëmtimi i kanalit të Iber-Lepenc dhe hedhja e granatës në Komunën e Zveçanit në Kosovë janë akte të dhunshme terroriste që kanë për qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Dënoj ashpër këto përpjekje qyqare për të dëmtuar infrastrukturën jetike të furnizimit dhe për të nxitur frikë e pasiguri tek qytetarët.
Mbështesim fuqishëm organet e shtetit të Kosovës në angazhimin e tyre për të mbrojtur rendin, sigurinë dhe sovranitetin e vendit“, thuhet në reagimin e Gashit.