G7 do të nxjerrë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Vendet e G7 kanë rënë dakord të nxjerrin rreth 100 milionë fuçi naftë dhe produkte të rafinuara nga rezervat e tyre strategjike, në përpjekje për të frenuar rritjen e fortë të çmimeve të karburanteve.
Sipas planit, sasi të konsiderueshme të naftës dhe veçanërisht të dizelit do të hidhen në treg menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lirohet gjatë katër muajve të ardhshëm.
Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm për shkak të konfliktit me Iranin, problemeve me furnizimin dhe ndërprerjeve në tregjet energjetike. G7 synon të rrisë furnizimin dhe të zbusë presionin mbi konsumatorët dhe bizneset.

