Francesca Albanese në mbështetje të protestuesve shqiptarë: “Shqiptarët njerëz të jashtëzakonshëm”

Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze të pushtuara, Francesca Albanese, ka vlerësuar shqiptarët përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale.
“Incredible Albanian people” (Njerëz të jashtëzakonshëm shqiptarët), ka shkruar Albanese, duke shprehur vlerësimin e saj për popullin shqiptar.

Statusi i saj ka tërhequr vëmendje dhe është shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit, ndërsa Albanese njihet për angazhimin e saj në çështjet e të drejtave të njeriut dhe për raportimet mbi situatën në territoret palestineze.



