Formula 1/ Antonelli dominon Monte Carlon dhe shkëputet në krye të kampionatit

Ngasësi i skuderisë së Mercedesit, Kimi Antonelli, e ka fituar të dielën garën e pestë rresht të sezonit në Formula 1.

Antonelli shkëlqeu edhe në garën Grand Prix që u zhvillua në Monaco.Ishte ditë dramatike në Monaco, pasi Max Verstappen, Lando Norris dhe Charles Leclerc, mbetën jashtë garës.

19-vjeçari Antonelli me këtë sukses u bë ngasësi më i ri që e fiton garën në Monaco.

Lewis Hamilton i Ferrarit e siguroi podiumin në pozitën e dytë, ndërsa Isak Hadjar i Red Bullit, përfundoi i treti.
Antonelli i prin listës së ngasësve me 156 pikë. Hamilton i Ferrarit me garën e së dielës ka dalë i dyti me 90 pikë, ndërsa ngasësi tjetër i skuderisë së Mercedesit, Russell, është i treti me 88 pikë. Leclerc ka mbetur prapa, i katërti, me 75 pikë.

Gara e javës së ardhshme në Formula 1 do të jetë në Barcelonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button