Forcat izraelite hyjnë në krahinën jugore siriane të Kuneitrës

Ushtria izraelite ka hyrë në krahinën e Kuneitrës në jug të Sirisë.
Sipas agjencisë shtetërore siriane SANA, trupat izraelite, të mbështetura nga dy tanke dhe katër automjete ushtarake, kanë avancuar drejt qytetit Jubata al-Khashab dhe kanë ngritur një pikë kontrolli në rrugën që të çon në Ain al-Bayda, në veri të Kuneitrës.
Siria ka dënuar në mënyrë të përsëritur shkeljet izraelite dhe ka deklaruar se mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Çarmatimit të vitit 1974, e cila vendosi një zonë tampon midis dy palëve.
Sipas autoriteteve siriane, Izraeli ka kryer mbi 1,000 sulme ajrore dhe 400 inkursione përtej kufirit që nga dhjetori.
Që nga rënia e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad në atë muaj, Izraeli ka zgjeruar pushtimin e tij në Lartësitë e Golanit duke u futur edhe në zonën e çmilitarizuar.



