Fokus: Nevojiten 100 milion euro për të sanuar dëmet që bëri Danella ia bëri Shkupit
Revista Fokus në numrin e fundit i kushton një tekst të gjatë qeverisjes tre vjeçare të kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Sipas vlerësimeve të bëra, dëmi që i ka bë Arsovska kryeqytetit kap shifra marramendëse.
“Mbi 100 milionë euro nevojiten për të përmirësuar dëmin gjatë mandatit të Arsovskës”, shkruan Fokus, duke radhitur edhe fakte konkrete për dëmet e bëra. Sipas Fokus, Shkupi gjatë këtyre tre viteve kka qenë i goditur nga “Tornado Danella” e cila duke keq-qeverisur kryeqytetin, e ka sjellë në nivelin ku është sot.
Ndryshe, pasojat e keq qeverisjes së Arsovskës po i përjetojnë qytetarët e Shkupit dita ditës, duke u përballë me pa pastërti enorme, me transport të paralizuar publik, me projekte të bllokuara kapitae, etj.
Pikërisht për këtë arsye, kryetarët e komunave të Shkupit këmbëngulin për marrjen e ingerencave të kryetares së Qytetit të Shkupit. Sipas kryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, shpëtimi i vetëm i Shkupit, për momentin është dorëheqja e Danella Arsovskas
“Ne si kryetarë komunash do të jemi iniciatorë që kjo të kthehet në praktikë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodh edhe më tej. Ne jemi të gatshëm që si grup të inicojmë edhe ndryshime në ligj në qoftë se është e nevojshme për tu mundësuar kushte më të mira për funksionimin e të gjithë shkupjanëve”, tha para ca kohe Orce Gjorgjievski, kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.
Ndryshimet ligjore do ti mbështeste edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski, vetëm që siç tha, të zgjidhen problemet e qytetarëve të Shkupit.
“Ne kërkojmë zgjidhje të menjëhershme sepse jashtë është 40 gradë, kurse Shkupi është mbuluar me mbeturina. Për ta rregulluar këtë pas denoncimit të kryetarëve të komunave, më besoni do kohë. Prandaj, apelojmë si Qeveri, përse pjesa e sistemit të funksionimit të Qytetit të Shkupit është menaxhmenti dhe Këshilli-aty mundet shumë thjeshtë dhe shpejtë të zgjidhen të gjitha problemet që po i përjetojmë ne si shkupjanë”, tha Zllatko Perinski, ministri i Vetëqeverisjes lokale./Zhurnal