Detajet e projektit final, stadiumi i ri i Milanit dhe Interit është gati në 2031

Një epokë e re nis për futbollin e Milanos. Milani dhe Interi kanë zbuluar projektin e stadiumit të tyre të ri, që do të quhet Generali Stadium, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zëvendësimit të mitikut San Siro.
Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 71 mijë e 500 vendesh. Arkitektura do të dallohet nga struktura e veçantë e saj, ndërsa tribunat janë menduar për t’i afruar tifozët sa më shumë me fushën e lojës.
Por synimi nuk është thjesht ndërtimi i një stadiumi modern. Projekti përfshin edhe transformimin e një zone prej rreth 281 mijë metrash katrorë, me hapësira të gjelbra, ambiente argëtimi dhe shërbime që do ta bëjnë zonën të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

San Siro do të mbetet pjesë e historisë së futbollit italian, por Milani dhe Interi po përgatiten të shkruajnë një kapitull të ri. Një shtëpi e re, me ambicie të mëdha dhe me synimin për ta vendosur përsëri qytetin e Milanos në qendër të futbollit europian.