Fluturimi i Flydubai nga Dubai për në Tel Aviv pas humbjes së kontaktit zbret në Arabinë Saudite

Një fluturim i Flydubai nga Dubai për në Tel Aviv i cili transportonte mbi 150 pasagjerë transmetoi shkurtimisht një kod që tregonte një rrëmbim të mundshëm, zbriti në atë që u përshkrua si një lartësi e dyshimtë dhe devijoi sot drejtimin drejt Arabisë Saudite, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.
E përditshmja izraelite “Ynet” tha se dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite u ngritën në ajër pas alarmit. Avioni i Flydubai u ul në Arabinë Saudite menjëherë pas incidentit.
“Ynet” tha se burime në Izrael raportuan se ndoshta “nuk ishte një incident sigurie”.
Televizioni izraelit “Channel 12” raportoi më vonë se kontakti me avionin ishte humbur pasi dolën raportime për një rrëmbim të mundshëm.
Një burim sigurie i cituar nga “Ynet” theksoi se “nuk ka informacion të konfirmuar në lidhje me një rrëmbim. Piloti aktivizoi një sinjal shqetësimi”.
Pas incidentit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz thirrën një konsultim urgjent për sigurinë, sipas “Ynet”.



