Exit Poll-i i PIPOS: LVV 42%, PDK 21%, LDK 17%, Aleanca 6.8%

Klan Kosova me PIPOS ka publikuar Exit Poll-in për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën sot, 7 qershor 2026.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, sipas matjes më të fundit të opinionit publik të publikuar nga PIPOS.
Sipas rezultateve të sondazhit, LVV-ja gëzon mbështetjen e 42 për qind të qytetarëve, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera parlamentare.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17 për qind.
Ndërkaq, Aleanca rezulton me 6.8 për qind.
Duhet theksuar se këto rezultate janë pa votat e diasporës.



