Erdoğan: Izraeli dhe mbështetësit e tij janë përgjegjës për çdo vdekje në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli dhe mbështetësit e tij janë përgjegjës për çdo person që ka vdekur në Rripin e Gazës për shkak të mungesës së madhe të ushqimit, ujit dhe ilaçeve, raporton Anadolu.

“Përgjegjësia për çdo person të pafajshëm që vdes në Gaza për shkak të urisë, etjes ose mungesës së ilaçeve bie mbi Izraelin dhe mbështetësit e tij”, tha presidenti Erdoğan në konferencën e përbashkët për media në Ankara me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi.

Erdoğan theksoi se takimi me homologun e tij egjiptian u fokusua edhe në situatën aktuale në Palestinë, si dhe përsëriti se prioriteti kryesor është përfundimi i “gjenocidit të vazhdueshëm” prej 11 muajsh dhe vendosjen e një armëpushimit të qëndrueshëm, së bashku me sigurimin e rrjedhës së pandërprerë të ndihmave humanitare.

Duke përmendur se 32 për qind e ndihmave totale të dërguara në Gaza deri më tani vijnë nga Turqia, Erdoğan falënderoi autoritetet egjiptiane, veçanërisht Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane, të cilët kanë bashkëpunuar me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë e Ndihmës dhe Fatkeqësive të Türkiyes (AFAD) në dërgimin e ndihmave në Gaza.

“Duke penguar dërgimin e ndihmave humanitare, administrata izraelite shton një tjetër krim në listën e saj. Ajo përpiqet të thyejë frymën e rezistencës së popullit palestinez, që nuk mundi ta thyejë mijëra tonë bomba, duke i dënuar me uri dhe etje”, tha Erdoğan.

Erdoğan theksoi se “fajtorët” që qëndrojnë pas vdekjes së 41 mijë njerëzve në Gaza duhet të qëndrojnë në sallat e gjyqit, jo në podiumet e kongresit.

Duke theksuar se Egjipti, Katari dhe SHBA po ndërmjetësojnë bisedimet e armëpushimit, Erdoğan tha se Türkiye po e mbështet këtë proces nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës.

Presidenti turk theksoi se Tel Avivi ka mbajtur një qëndrim “pa kompromis dhe bllokues” në bisedimet e armëpushimit të Gazës me grupet palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button