Epidemia në Gostivar: 250–300 raste të reja në ditë, priten analizat për shkakun e helmimit

Numri i qytetarëve me probleme gastrointestinale në Gostivar vazhdon të mbetet i lartë, me rreth 250 deri në 300 raste të reja të raportuara çdo ditë. Për shkak të situatës, autoritetet shpallën epidemi për të koordinuar më mirë veprimet e institucioneve.

Pacientët paraqesin simptoma si diarre, të vjella dhe dehidrim, ndërsa në disa raste edhe temperaturë. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se është ende herët për të nxjerrë përfundime dhe se rezultatet e analizave laboratorike pritet të publikohen gjatë ditës.

Qeveria ka siguruar 50 mijë litra ujë të ambalazhuar në ditë për banorët, ndërsa mbetet në fuqi ndalesa për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i qytetit për pije dhe përgatitje ushqimi.

Autoritetet po hetojnë të gjitha shkaqet e mundshme të epidemisë, përfshirë cilësinë e ujit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit dhe faktorë të tjerë të mundshëm.

Prokuroria ka urdhëruar analiza të zgjeruara për baktere, viruse, parazitë, metale të rënda dhe ndotës të tjerë, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të respektojnë rekomandimet e institucioneve deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button