Ekonomia e Kinës rritet me 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026

Ekonomia e Kinës u rrit me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga eksportet e forta dhe prodhimi industrial, por kërkesa e dobët e brendshme dhe pasojat nga lufta në Iran e errësuan perspektivën, transmeton Anadolu.
Të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave të enjten treguan se Prodhimi i Brendshëm Bruto(PBB) u përshpejtua nga 4,5 për qind në tremujorin e mëparshëm dhe tejkaloi pritjet e tregut prej 4,8 për qind.
Shifrat sugjerojnë se ekonomia e dytë më e madhe në botë e filloi vitin me një bazë më të fortë, edhe pse Pekini mbajti objektivin e saj të rritjes për vitin 2026 në 4,5 për qind deri në 5 për qind, duke reflektuar shqetësimet mbi kërkesën e dobët dhe tensionet tregtare me SHBA-në.
Byroja e statistikave tha se mjedisi i jashtëm po bëhet më kompleks dhe i paqëndrueshëm, duke paralajmëruar se çekuilibri midis ofertës së fortë dhe kërkesës së dobët mbetet i theksuar.



