Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin Potokut, ku dyshohet për një varrezë masive.

Në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet se ekziston një varrezë masive të hënën kanë arritur ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton Tëvë1.
Të dielën autoritet e Kosovës njoftuan se në kuadër të hetimeve për varrezën e gjetur në Kalludër të Zubin Potokut është identifikuar edhe ky lokacion ku dyshohet për varrezë masive.
Prokuroria dhe Policia njoftuar se kanë bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për lejimin e gërmimeve në këtë loakcikon.
Ndërsa, tre persona janë arrestuar si të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok.


