Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan në gjendje relativisht të rëndë

Edhe dy të lënduar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi më 16 mars dhe po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje shëndetësore relativisht të rëndë, deklaroi pasditen e sotme në një konferencë për media zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.

Aktualisht, 45 persona të lënduar po marrin trajtim mjekësor jashtë vendit.

Gjatë ditës pritet të arrijë një pacient nga Selaniku, i cili do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup. Në këtë klinikë, për momentin po trajtohet një paciente.

Nesër pritet të arrijë edhe një pacient nga Nishi, i cili do të vazhdojë trajtimin në spitalin “Stara Gradskа” në Shkup, ku aktualisht po trajtohen dy pacientë. Ndërkohë, dy persona të tjerë po marrin trajtim në një spital privat në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button