E bujshme nga Spanja, Etrit Berisha mund të zëvendësojë Ter Stegen-in te Barça
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa një prej mediave kryesore spanjolle, e cila është shumë pranë klubit katalanas, “El Mundo Deportivo”, ka publikuar lajmin se portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha shikohet si një prej alternativave të mundshme për zëvendësimin e e Ter Stegenit.
Padyshim lajmi më i keq për katalanasit pavarësisht suksesit ndaj Villareal, ishte dëmtimi shumë i rëndë që pësoi portieri i tyre Marc Andre Ter Stegen.
Pas vizitave mjekësore ditën e sotme, nga mediat bëhet me dije se se sezoni i portierit të kombëtares gjermane mund të konsiderohet tashmë i mbyllur. Në këto kushte tek Barçka ka nisur menjëherë puna për gjetjen e zëvendësuesit të tij.
El Mundo Deportivo ka publikuar ditën sotme një listë të 10 portierëve, të cilët janë aktualisht pa ekip, mes së cilëve është edhe portieri shtatlartë i kombëtares tonë, Etrit Berisha.
Berisha është një portier me eksperiencë e me një karrierë të gjatë kryeisht në Serie A dhe me kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli, thuhet në këtë artikull nga media spanjolle.
Berisha është aktivizuar me skuadra të rëndësishme në Itali, si Lazio, Atalanta, Torino dhe së fundmi Empoli. Ai vijon të jetë në pritje të ndonjë oferte dhe vetëm fakti se ai shikohet si një alternativë për një klub të madh e me shumë histori si Barcelona është një vlerësim shumë i madh që i bëhet 35 vjeçarit.
Mes emrave të përfolur për afrimin tek Barcelona spikasin ato të ish portierit të Real Madrid, Keylor Navas, gjermanit Loris Karius apo Pavlenkës.