Dyshohen per vjedhje veturash, arrestohen në Bllacë

Më 10.06.2026, në ora 00:10, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria T.E. (45) dhe R.F. (39), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit në evidencat operative, është konstatuar se ndaj tyre ishte lëshuar masë arrestimi me kërkesë të Njësisë për Punë të Brendshme Çair, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “Marrje e kundërligjshme e automjetit motorik”, sipas nenit 242 të Kodit Penal.

Sipas informacioneve të policisë, nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra është konstatuar se më 07.06.2026, rreth orës 00:45, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ata kanë marrë një veturë të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, në pronësi të R.B. (24) nga fshati Araçinë, rajoni i Shkupit.

Të dyshuarit janë dërguar në Stacionin Policor të Çairit dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button