Dy vajza të mitura lëndohen gjatë aksidentit në rrugën Kumanovë-Likovë

Dy vajza të mitura kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në zonën e fshatit Nikushtak, Komuna e Likovës.

Aksidenti ka ndodhur më 4 tetor rreth orës 15:50, kur një automjet “Peugeot” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.A. (33), ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy bashkudhëtaret e mitura kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesja ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button