Durmishi i reagon Osmanit: A bre Bujar, më mirë hesht, se patriotizmi nuk të ngjan

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme dhe nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, duke thënë se për të është më mirë që të hesht, për shkak se patriotizmi nuk i ngjan.
“A bre Bujar, më mirë hesht, se patriotizmi nuk të ngjan. Kur e përkthen postimin tënd në shqip, del sikur po thua:
‘Ah, sa mirë do të ishte sikur të mos kisha shkuar 11 herë në Serbi e asnjëherë në Kosovë; sikur të mos i kisha takuar kaq shumë Daçiçin, Vuçiqin e Lavrovin, e të paktën një herë ta kisha takuar Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
Sa mirë do të ishte të kisha dënuar sulmin në Banjskë, e jo të hartoja planin 9-pikësh për tërheqjen e forcave të armatosura të Kosovës dhe kthimin e bandave të Radoiçiqit e ndikimit serb në veri të Mitrovicës.
Skenat e aktrimit nuk ju ngjajnë me patriotizëm. Kamuflimi me petkun e patriotizmit vetëm sa jua shëmton edhe më shumë hipokrizinë. Patriotizmi nuk matet me fjalë e postime, por me qëndrime dhe veprime kur kombi ka nevojë për to”, ka shkruar Durmishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button