“Duhet krijimi i komunave serbe”, Hill: SHBA ka qenë e qartë për kërkesat e saj

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill i ka dalë edhe një herë në krah Aleksandar Vuçiqit.

Në një intervistë për median serbe, RTS, Hill theksoi se “SHBA-ja është e pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm”.

“Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog. Ne ishim shumë të qartë për çështjen e urës në Mitrovicë. E kemi të qartë edhe nevojën absolute për formimin e Unionit të Komunave Serbe”, theksoi Hill gjatë intervistës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button