Dron spiun izraelit rrëzohet brenda bazës së OKB-së në Liban

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban njofton se një dron izraelit është rrëzuar brenda selisë së saj në pjesën jugore të vendit, por pa shkaktuar të lënduar, ndërsa pajisja është neutralizuar.

“U konstatua se droni nuk ishte i armatosur, por ishte i pajisur me një kamerë,” tha zëdhënësja e UNIFIL, Kandice Ardiel, duke shtuar se më vonë ushtria izraelite konfirmoi se droni i përkiste saj.

Ajo theksoi se paqeruajtësit janë në gjendje të mbrojnë veten, por droni ra vetë.

“Si të gjithë dronët dhe fluturimet e tjera izraelite mbi jugun e Libanit, kjo është një shkelje e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e sovranitetit libanez,” shtoi Ardiel.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button