Dodik solidariozhet me Netanyahun, vendimin e GJNP-së e quan të paarsyeshëm
Presidenti i Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, komentoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Dodik e quajti këtë vendim krejtësisht të paarsyeshëm.
“Kjo tregon se sistemi ndërkombëtar i drejtësisë përdoret si mjet politik. Duke akuzuar kryeministrin e Izraelit, vendin që u sulmua, kjo gjykatë u zhvlerësua edhe më shumë”, thotë serbi Dodik, ku ajo që i bashkon me izraelitët, atë e serbë të tjerë, janë gjenocitet që kanë ushtruar mbi popullatat muslimane.
Ai shton se Bosnja do ta bëjë këtë entiteti i drejtuar prej tij bën gjithçka për të penguar institucionet vendase që të zbatojnë vendimin e gjykatës në fjalë.
Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale krijoi një precedent duke lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në territoret palestineze, përfshirë Gazën.