Dita e 34-të e protestës! Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen! Lironi çunat

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar për të mbërritur para Kryeministrisë.

“Rama, jepe dorëheqjen!”, “Lironi çunat, lironi trimat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, thërrasin protestuesit.

Para mbërritjes para Kryeministrisë, në mënyrë simbolike qytetarët kaluan para Ministrisë së Brendshme, pas arrestimit të 19 protestuesve ditën e djehsme.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button