Dhjetëra deputetë britanikë kërkojnë që kryeministri i ri të ndërmarrë masa ndaj Izraelit për gjen.ocidin në Gaza

Më shumë se 70 deputetë britanikë kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar kryeministrit të sapozgjedhur Andy Burnham, duke i bërë thirrje atij të njohë gjetjet e një komisioni të pavarur të OKB-së, i cili arriti në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

Gjetjet u publikuan muajin e kaluar dhe arritën në përfundimin se Izraeli po shënjestronte qëllimisht fëmijët.

Në letër kërkohet gjithashtu që Burnham t’i kushtojë vëmendje një opinioni këshillues të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në korrik të vitit 2024, i cili konstatoi se pushtimi izraelit i territoreve palestineze është i paligjshëm.

GJND-ja tha se Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga territori palestinez, të çmontojë të gjitha vendbanimet, të kompensojë palestinezët e prekur dhe të ndihmojë në lehtësimin e kthimit të personave të zhvendosur.

Gjykata gjithashtu deklaroi se të gjitha shtetet duhet të ndalojnë ofrimin e ndihmës apo mbështetjes për pushtimin izraelit.

Deputetët britanikë po kërkojnë gjithashtu një embargo të plotë të armëve ndaj Izraelit, vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e tregtisë që mbështet vendbanimet izraelite.

Peter Leary, zëvendësdrejtor i Fushatës për Solidaritet me Palestinën (Palestine Solidarity Campaign), e mirëpriti letrën.

“Për një kohë shumë të gjatë, qeveria britanike ka injoruar me vetëdije përgjegjësitë e saj sipas Konventës për Gjenocidin dhe gjetjet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa në mënyrë aktive ka mbështetur mizoritë e Izraelit kundër popullit palestinez”, tha Leary.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button