Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja

Detaje të reja dhe tronditëse po dalin nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Siç shkruan ALSAT drejtuesi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se ai kishte humbur vetëdijen nga lodhja, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar përplasjen fatale. Nga goditja e fortë, vetura BMW është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj nuk kanë arritur të shpëtojnë.

