Deri në orën 07:30 janë regjistruar 46 zjarre, shtatë aktive, një nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 ka pasur gjithsej 46 zjarre në ambient të hapur, shtatë prej të cilave janë aktive dhe një është nën kontroll.
Aktive janë zjarret në vendin “Nad Borovite” – një pjesë drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një pjesë drejt fshatit Banjishtë në Komunën e Dibrës, pranë fshatit Jabolçisht në Komunën e Çashkës, pranë fshatit Strimë në Komunën e Likovës, mbi liqenin e Bogovinës në Malin Sharr, në deponinë Krastë në Kumanovë, pranë fshatit Dobroven në Komunën e Novacit dhe midis fshatrave Belçisht dhe Leshan në Komunën e Debarcës.



