Deri në fund të vitit, shkolla Tekstile në Tetovë me objekt të ri

Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të shmangur çdo ndërprerje, autoritetet kanë njoftuar se nxënësit do të vazhdojnë ta ndjekin mësimin në ambientet e Shkollës Fillore Komunale “Besa” në Reçicë të Vogël

Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri arsimor për Shkollën e Mesme Tekstile dhe Gjimnazin e Tetovës “7 marsi”, po vijojnë me ritme intensive dhe sipas planit të paraparë dinamik. Aktualisht, projektet ndodhen në fazën e strukturimit dhe përgatitjes së hapësirave për funksionalizim të plotë, njoftojnë nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës. Sipas informacioneve, objekti i ri i shkollës Tekstile pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti, ndërsa objekti i Gjimnazit 7 “Marsi” do të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.
Autoritetet komunale shpresojnë se nxënësit e shkollës Tekstile pritet që gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2026/27 ta fillojnë në objektin e ri nëse nuk ka vonesa dhe pengesa gjatë realizimit të fazës së dytë, pasi që faza e parë tashmë ka përfunduar. Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë, sipas kryetarit të komunë Bilall Kasami, objekti do të përfundohet deri në fund të vitit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button