Deputetja Mimoza Musa nuk iu bashkangjit delegacionit të Taravarit në Tiranë

Deputetja nga Tetova, Mimoza Musa nuk ishte pjesë e delegacionit që drejtonte Arben Taravari në Tiranë në takime që kishte sot.
Ajo nuk është pare sot në asnjë takim edhe përkundër asaj që deputetët Shaqiri dhe Sulejmani dhe disa ish zëvendës ministra ishin pjesë e këtyre takimeve.
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal brenda ASH krahu i Taravarit, deputetja Musa ka pasur ftesë për udhëtim drejt Tiranës por mësohet se ajo ka refuzuar ftesën duke thënë se ka pasur obligime private.
Ndryshe, ditëve të fundit shumë funksionarë të krahut të Taravarit që janë pjesë e qeverisë po ia kthejnë shpinën këtij të fundit.