Dekorimet e fundvitit u kryen pa tender, Policia Financiare hap lëndë ndaj Qytetit të Shkupit

Dekorimi i qytetit të Shkupit për fundvitin 2023 është kryer pa tender, kështu ka konstatuar Policia Financiare e cila formoi lëndë për këtë rast.

Nga Policia Financiare, nuk japin detaje shtesë sepse procedura është ende në fazë parehetimore.
Policia financiare hyri në Qytetin e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar, për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri.

Kryetarja Danella Arsovska deklaroi se për dekoret janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur tender dhe as thirrje publike nga qyteti i Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button