Çfarë pritet pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt?

Rezultati paraprak i zgjedhjeve tashmë është i qartë. AfD-ja ka marrë me 43,8 për qind të votave shumicën të fortë në Saksoni-Anhalt. Megjithatë, kjo nuk mjafton për shumicën absolute të mandateve në parlamentin e landit. Nga 83 vendet në Landtag, 39 i takojnë AfD-së.
CDU-ja arriti 17,2 % të votave, SPD-ja 9,3 % dhe të Gjelbrit 8,9 % – partitë që mund ta imagjinojnë një koalicion së bashku, arrijnë vetëm në 31 mandate. E Majta Die Linke me 8,6 për qind fiton tetë mandate në parlamentin e ri. BSW-ja 5,3 %)siguron pesë mandate. Pyetja kryesore e ditëve dhe javëve në vijim është tani se si mund të formohet një qeveri e re.
Deri kur duhet të mblidhet për herë të parë parlamenti i ri i landit?
Parlamenti i ri i zgjedhur i Saksoni-Anhaltit duhet të mblidhet për herë të parë jo më vonë se në ditën e 30-të pas zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2026. Kjo parashikohet në Kushtetutën e Landit të Saksoni-Anhaltit. Presidenti i parlamentit aktual, Gunnar Schellenberger (CDU), është ai që thërret parlamentin e ri.
Seanca e parë drejtohet nga deputeti me përvojën më të gjatë parlamentare, pra nga personi që ka qenë anëtar i Landtagut për kohën më të gjatë. Në këtë seancë të parë, ndër të tjera: votohet për rregulloren e punës së parlamentit, zgjidhet presidenti i ri i Landtagut, dhe hidhen bazat për fillimin e punës së parlamentit të ri.
Kur zhvillohet zgjedhja e kryeministrit të landit ?
Në Saksoni-Anhalt nuk ekziston asnjë afat ligjor që përcakton deri kur parlamenti i ri rajonal duhet të zgjedhë një kryeministër të ri. Kjo sepse ndodh që procesi i formimit të qeverisë mund të jetë i vështirë dhe të zgjasë.

Si zgjidhet kryeministri i ri?
Zgjedhja e kryeministrit (Ministerpräsident) bëhet përmes një votimi të fshehtë. Kjo do të thotë se surprizat janë të mundshme dhe, sidomos në një situatë me raporte kaq të ngushta forcash, rezultati mund të ndikohet ndjeshëm. Në garë mund të kandidojnë disa kandidatë njëkohësisht.
Si zgjidhet kryeministri i ri?
Zgjedhja e kryeministrit (Ministerpräsident) bëhet përmes një votimi të fshehtë. Kjo do të thotë se surprizat janë të mundshme dhe, sidomos në një situatë me raporte kaq të ngushta forcash, rezultati mund të ndikohet ndjeshëm. Në garë mund të kandidojnë disa kandidatë njëkohësisht. /DW