Blinken kritikon politikat izraelite kundrejt palestinezëve

Pavarësisht se ka siguruar miliarda dollarë për Izraelin dhe ka votuar kundër disa rezolutave të OKB-së që synojnë t’i japin fund okupimit izraelit, SHBA ka bërë një kritikë të rrallë ndaj politikave izraelite kundrejt palestinezëve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraeli duhet të pranojë se palestinezët kurrë nuk do të pranojnë “të jenë një popull që nuk ekziston, pa të drejta kombëtare.”
“Izraelitët duhet të heqin dorë nga miti se mund të realizojnë aneksimin de facto pa kosto dhe pasoja për demokracinë e Izraelit, për pozitën e tij dhe për sigurinë e tij,” tha ai.