Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy vizitë në Ukrainë
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, mbërritën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu.
Blinken dhe Lammy u pritën në stacionin e trenit në Kiev nga zyrtarët ukrainas. Ata do të marrin pjesë në Samitin e 4-t të Platformës së Krimesë e cila do të mbahet në Kiev.
Në Kiev kanë mbërritur mëngjesin e sotëm edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, presidentja e Letonisë, Evika Silina dhe kreu i senatit të Çekisë, Milos Vystrcil për të marrë pjesë në samit.